Dhjetë vite nga ndarja nga jeta e ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi është bërë një ceremoni përkujtimore e posaçme. Në ceremoninë përkujtimore kanë qenë të pranishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, deputetë të maxhorancës e përfaqësues lokalë.
Nga kjo ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit.
“Ne nuk e kemi harruar detyrën që ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit. Jemi të keqardhur që institucionet e asaj kohe nuk reaguan për ta zbardhur çështjen. I bashkohem thirrjes së Andiel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do të zbardhë këtë çështje dhe kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e duhur”, deklaroi Balla.
Djali i tij, sot deputet, Anduel Xhindi, ka bere apel per zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autoreve. ““U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”, është shprehur ai.
Edhe kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, duke përkujtuar ish deputetin socialist bën apel për vendosjen në vend të drejtësisë.
NGJARJA
Deputeti i ndjerë Fatmir Xhindi u vra në mënyrë të mistershme më 3 maj të 2009-tës. 49-vjeçari ishte duke parkuar automjetin në oborrin e shtëpisë, kur rreth orës 21.15 është qëlluar me një breshëri automatiku.
Fatmir Xhindi, baba i tre fëmijëve, ishte një nga themeluesit e PS në qarkun e Fierit. Nga viti 1997, për tre legjislatura rradhazi, ai ka qënë deputet në këtë zonë.

