Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaosi i grupit të Berishës në Kuvend, zbulohen tre skenarët e PS për të votuar buxhetin e vitit 2024

08:16 / November 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me çdo kusht dhe mënyrë, PS-ja do të votojë p/buxhetin në seancë plenare javën e ardhshme të parashikuar në datat 20-21 nëntor, kur është programuar dhe miratimi në parim i drafteve. Edhe pse grupi i Berishës shkakton kaos në sallën plenare, me tymëse dhe karrige të grumbulluara, të majtët kanë në tryezë tre skenarë në rast se demokratët do të bllokojnë Parlamentin.

Socialistët kanë menduar përsëritjen e të njëjtit skenar me seancat e fundit, ku mes tymuesve të kalojnë në miratimin e buxhetit pa diskutime, nëse këto nuk do të mundësohen.

Socialistët kanë menduar alternativen tjetër: mbledhjen pa humbur kohë të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar deputetët demokratë që bëhen pengesë dhe thirrjen e një seance tjetër mes të hënës dhe të martës.

Po në rast se opozita vendos që të mos dalë nga salla e Parlamentit duke u ngujuar aty, si do të veprojë PS? Departamenteve të Kuvendit u është kërkuar të gjejnë precedentë në historinë e parlamentarizmit për ta zhvendosur seancën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Burime nga mazhoranca thonë që ky është skenari i fundit dhe më pak i mundshëm të ndodhë, por nuk do të ishte hera e parë. Në 2006, për shkak të protestës së LSI për një anëtar të KQZ, atëherë-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe PD spostoi mbledhjen pranë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa PS e bojkotoi.

PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.