Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” pritet të shoqërohet me festë të madhe.
FSHF ka bërë publikuar axhendën për të informuar më saktë tifozët që do të jetë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”.
Në orën 17:45, do të nisë hyrja e tifozëve në “Air Albania”. Më pas, pak minuta në fillimin e sfidës, në 20:37, do të shfaqet flamuri i madh kuqezi në tribunën lindore dhe koreografia mbresëlënëse në të gjithë stadiumin.
Gjatë pushimit ndërmjet pjesëve, në 21:30, do të futet në fushë asambli i këngëve dhe valleve popullore. Në përfundimin e ndeshjes, në orën 22:40, do të ketë një festë me fishekzjarrë. 10 minuta më pas, në orën 22:50, do të prezantohet një klip për rrugëtimin e kombëtares shqiptare drejt Euro 2024.
Në orën 23:00, do të këndojë këngëtarja e famshme Juliana Pasha. Në orën 23:20, kombëtarja shqiptare do të futet në fushë për t’u përshëndetur me tifozët dhe në orën 00:00, do të ketë përsëri fishekzjarrë.