Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Vetëm na lini të jetojmë”, flet nëna e një prej foshnjave të evakuuara nga spitali “Al-Shifa”

20:20 / November 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ganazja shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme një grup prej 28 foshnjash të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gaza, i cili është i rrethuar nga forcat izraelite. Ndërkohë një grua, nëna e një prej foshnjeve që u evakuuan nga spitali “Al-Shifa”, është lutur që lufta të përfundojë teksa ka treguar historinë e familjes së saj.

Duke folur me gazetarët në vendkalimin Rafah, Lobna al-Saik, nga Gaza, tha se lindi vajzën e saj 10 ditë para shpërthimit të luftës.

Ajo ka lindur para kohe ka thënë nëna e foshnjes teksa ka treguar më shumë detaje mbi historinë dhe situatën në të cilën ndodhet familja e saj. “Ajo nuk ishte aspak mirë, më 7 Tetor duhej të vizitoja vajzën time në spital, ajo kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që e vendosën brenda në inkubator që të merrte frymë siç duhet. Në ditën e tretë të luftës më duhej të ikja (burri i saj qëndroi) nga zona pasi na kishin kërkuar të evakuonim shtëpinë tonë. Sapo e evakuuam shtëpinë tonë, ajo u bombardua. Ne shkuam në jug. Natyrisht që ajo po qëndronte në “Al-Shifa”, nuk e dija që spitali do të ishte në shënjestër.”

Në javët në vijim gjendja shëndetësore e vajzës së saj u përkeqësua për shkak të mungesës së ushqimit.

“Ajo u kthye për të jetuar me oksigjen, i cili është shumë i rrezikshëm për fëmijët.”

Në fjalën e saj gruaja u shpreh se donte t’i tregonte botës se këto foshnja janë të pafajshme, janë të parakohshme. Ajo u lut për ndalimin e luftës.

“Ne nuk duam asgjë nga askush, ne jemi të përgatitur të jetojmë nën çadrën në shtëpitëtona të rrënuara, vetëm na lini të jetojmë.”

evakuuara gaza spitali al shifa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.