Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paralajmërimi i Vangjelit: Ish-ministra, ministra dhe njerëz të botës së medias në pranga

22:44 / November 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar sonte në “Top Story”, u shpreh se në “rrjetën” e SPAK, janë njerëz të rëndësishëm të politikës dhe medias.

Sipas Vangjelit, janë disa ministra e ish-ministra që mund të arrestohen me urdhër të SPAK.

“Do të shikojmë politikanë të rëndësishëm që kanë shkëlqyer me ‘make up-in’ e tyre nën dritën e prozhektorëve, që do të shndërrohen në banditë të rëndomtë. Ministra dhe ish-ministra, deputetë. S’keni parë asgjë akoma, thoshte dikur Edi Rama. S’keni parë gjë akoma duket sikur thotë Dumani dhe njerëzit e tij”.

Do të ketë edhe njerëz të rëndësishëm të medias, u shpreh analisti.

“Njerëz të legjislativit, drejtues të lartë të policisë, ish dhe aktualë, madje edhe njerëz të botës së medias. Të gjithë, në një mbrëmje si kjo ose në një mëngjes që do të pasojë, do të pësojnë këtë Metamorfozë. Nga shkëlqimi e shndërrimi në të kundërtën e saj. Do të shikojmë edhe njerëz shumë të pasur, që do të përfundojnë po njëlloj. Ora e të vërtetës nuk paralajmëron. Ora e të vërtetës kur vjen, kupton që jeton. Ne tani po jetojmë në mallkimin e famshëm kinez, po jetojmë në kohë interesante. Nuk e di sa mund të sigurohet drejtësi, por që do të ketë ndëshkim, do të ketë”.

Me urdhër të SPAK, u arrestua sonte ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Në kërkim është shpallur dhe i biri.

Mes personave të implikuar, ka dhe punonjës policie. Burimet thonë se në pranga ka rënë dhe shefi i krimeve të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni, i cili dyshohet për veprën penale sigurim i kushteve për kryerjen e një vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Lorenc Vangjeli paralajmerimi urdher arreste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.