Një person i pajetë u gjet në Korcë mëngjesin e sotëm. Viktima është mashkull 55 vjecar, i cili ishte pa shenja jete në rrugën e fshatit Ravonik. Sipas të dhënave të para mësohet se personi ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe temperaturave tepër të ulëta.
Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi J.P 55 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak.