Refugjatët nga Afrika së shpejti do të strehohen në Gjadër, në bazë të një marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.
Marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë e cila u miratua edhe në Këshillin e Ministrave, është futur në rend të ditës në komisionin e Ligjeve.
Pritet të miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, kjo marrëveshje pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në Kuvend për shqyrtim. Marrëveshja Shqipëri-Itali do të shqyrtohet brenda datës 22 dhjetor.