Shtëpia e Bardhë që ngre një alarm, që Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë.
Zëdhënësi John Kirby paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin nga afër situatën mes Iranit dhe Rusisë dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura sipas nevojës. Sipas Kirbyt, Irani e kishte furnizuar Rusinë me dronë, bomba ajrore të komanduara dhe municione artilerie të cilat Moska i ka përdorur për të sulmuar Ukrainën.
“Irani mund të jetë duke u përgatitur që të shkojë një hap më tej në mbështetjen për Rusinë. Jemi të shqetësuar se Irani tani po shqyrton furnizimin e Rusisë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë”.
Sipas Uashingtonit, në këmbim të kësaj mbështetjeje, Rusia i kishte ofruar Teheranit bashkëpunim të paprecedentë në fushën e mbrojtjes përfshirë raketat, elektronikën dhe mbrojtjen ajrore.
