Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gara për kreun e ri të AMP/ Zbulohen 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve

15:00 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amp ardi veliu 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri në total prej 26 aplikimeve në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është reduktuar në vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur vetëm njërin.

Mediat bëjnë me dije se në pesëshen e përzgjedhur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla janë: Indrit Hitaj, Florian Sulejmani, Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj.

Ata janë përzgjedhur përmes një gare për plotësimin e kritereve që AMP përcaktoi që në krye të herës, të cilat përfshijnë aftësitë profesionale në një karrierë jo më pak se 10 vite në një strukturë sigurie apo në sistemin e drejtësië dhe sigurisht me integritet figure e morali.

Emri më favorit që përflitet se do të marrë besimin për t’iu propozuar kryeministrit Rama nga ministri Balla është ai i Florian Sulejmanit, por nuk përjashtohen surprizat.

Ai prej pak muajsh është larguar nga detyra që mbante në AMP nga ish-drejtuesi Ardi Veliu. Ndërkohë, emrat e tjerë në garë kanë po ashtu të shkuar të gjatë në SHÇBA (ish-AMP) apo në Policinë e Shtetit.

Mes tyre është edhe Xhavit Shala, ish-drejtues i lartë policie, aktualisht drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë. Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se është çështje orësh që të Balla të përzgjedh njërin prej emrave për propozim, i cili duhet të marrë miratimin e kreut të ekzekutivit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përveç kontrollit të bluve kur kalojnë kompetencat që u jep detyra, prej disa muajsh po kryen hetim në kuadër të vetting-ut për 72 drejtuesit e parë, për të cilat akoma nuk ka vendime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.