Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

“Armiku” i padukshëm që kërcënon meshkujt të bëhen prindër

15:56 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fertiliteti meshkujt 696x385 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fertiliteti mashkullor është në rrezik dhe kjo vjen si pasojë e ekspozimit ndaj insekticideve, sipas një rishikimi të ri sistematik i bërë nga një ekip kërkimor i udhëhequr nga Melissa J. Perry, dekane në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit George Mason.

Sipas botimit të tyre në Environmental Health Perspectives, ekziston një lidhje e fortë midis ekspozimit ndaj pesticideve dhe përqendrimit më të ulët të spermës tek meshkujt në mbarë botën.

“Të kuptuarit e mënyrave se si insekticidet ndikojnë në përqendrimin e spermës tek burrat është kritike, duke pasur parasysh praninë e tyre të lartë në mjedis dhe rreziqet e tyre të dokumentuara për shëndetin riprodhues.

Insekticidet janë një shqetësim i shëndetit publik për të gjithë meshkujt, të cilët ekspozohen ndaj tyre kryesisht përmes konsumimit të ushqimit dhe ujit të kontaminuar”, tha studiuesja Lauren Ellis, MPH, një kandidate për doktoraturë në Universitetin Northeastern.

Ekipi shqyrtoi gati për 50 vite prova mbi efektet e shëndetit të njeriut nga ekspozimi ndaj dy klasave të përdorura gjerësisht të insekticideve, produkteve të përdorura në frutikulturë e të tjera, ndërsa gjeti lidhje të qëndrueshme me përqendrim më të ulët të spermës, një shqetësim që qëndron në linjën e tendencave në rënie të cilësisë së spermës, siç dokumentohet edhe nga studime të tjera.

“Ky rishikim është më gjithëpërfshirës deri më sot, duke vlerësuar mbi 25 vjet kërkime mbi fertilitetin mashkullor dhe shëndetin riprodhues. Provat tani tregon nevojën për veprime rregullatore për të kufizuar ekspozimin ndaj insekticideve”, tha Dr Perry.

Ekipi hulumtues shqyrtoi të dhënat nga 25 studime të kryera gjatë pesë dekadave mbi ekspozimin e njerëzve ndaj insekticideve dhe gjeti prova të qëndrueshme të lidhjeve të forta midis ekspozimit ndaj insekticideve dhe përqendrimit më të ulët të spermës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.