Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuredin Dumani, çelësi i hetimeve të SPAK”/ Gazetari zbërthen dosjen “Metamorfoza 2”: Erzen Breçani ishte “surpriza” e operacionit

21:10 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brecani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjimet e SKY dhe arrestimet e bujshme të ditëve të fundit ku zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të Polisë së Shtetit janë kapur në lidhje me eksponentë të botës së errët të krimit, në vlerësimin e gazetarit Elton Qyno është një “Metamorfozë e Dytë” e përmasave të lidhjes së krimit me shtetin.

Në një bisedë në studion e lajmeve, Qyno u shpreh se kemi të bëjmë me një operacion të SPAK-ut në një ndërhyrje të tipit “Metamorfozë 2”.

Nga ana tjetër, Qyno vlerësoi kontributin e drejtësisë së Francës dhe Blegjikës për të realizuar dhe zbardhjen e të gjitha bisedave.

“Flitet për emra të njohur të botës së krimit, ku sërish edhe në këtë dosje del se është sërish Nuredin Dumani, që është njeriu kryesor i çështjes që SPAK ka arritur që të godasë 4 grupe kriminale në Shqipëri, por që edhe në këtë çështje del sërish ky individ si njeriu që do realizonte vrasjet e dy vëllezërve Nela.

Dumani është një personazh që e ka futur për herë të parë SPAK-u në lidhjet e tij me aplikacionin “Sky”, përmes telefonit që iu sekuestrua atij në momentin e arrestimit, duke vërtetuar dhe lidhje të tij për ngjarje të tjera.

Po ashtu, ka pasur dhe bashkëpunim edhe nga institucionet belge dhe franceze. Dumani është njeriu që mban kontakte me Bujar Germizin, dhe është ky njeriu që i ka dërguar fotot e vëllezërve, që Dumani t’i ekzekutonte si në Kosovë, apo në Shqipëriu, kudo që të gjendeshin ata.

Erzen Breçani faktikisht ishte surpriza e këtij operacioni, pasi ai ka arritur gjatë kësaj kohe të krijojë një figurë shtetare qoftë edhe në daljet e tij në ekrane, ku ai u kthye edhe në një analist të çështjeve të botës dhe ngjarjeve kriminale.

Në fakt, Breçani akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit dhe atë të pastrimit të të ardhurave që lindin nga të ardhurat e produkteve të veprave kriminale.

Pasi Erzen Breçani akuzohet që paratë që vinin nga veprimtaria kriminale e të birit përmes trafikut të drogës, por edhe krushku i tij, Ervin Mata, ku një pjesë e këtyre parave dërgoheshin në Shqipëriu dhe investoheshin në hidrocentrale apo edhe në biznese të ndryshme”, u shpreh ndër të tjera, gazetari Elton Qyno.

Elton Qyno metamorfoza2 operacionit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.