Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Perime me pesticide, i kthen Gjermania! Eksportuesit: Të ndalohen pesticidet problematike

21:20 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administratori i kompanisë eksportuese të ngarkesës me tranguj që kthyen pak ditë më parë nga Gjermania shpjegon përdorimin e pesticidit Oksamil.

Por ndryshe nga sa thotë AKU, se është tejkaluar norma, administratori shpjegon se preparati është i ndaluar në BE.  Nuk është e hera e parë që ngarkesat ndalohen në vende të bllokut shprehet Lulzim Sari, pasi u ka ndodhur edhe kompanive të tjera.

“Arsyeja e kthimit sipas AKU është se ka tejkaluar norma. Por s’është kjo e vërteta. Kjo është e ndaluar në BE që prej shtatorit. Unë kam një listë me 36 preparate qe nuk lejohen të importohen, por vetëm të përdoren në Republikën e Shqipërisë. Ka dalë në nëntor 2023. Por kanë dalë nga qarkullimi prej 3-4 vitesh”, u shpreh administratori i kompanisë.

“Kemi bërë gjurmueshmërinë, u bë verifikimi. Subjekti nuk shet në vend, por jashtë”, tha inspektori i AKU Fier, Krenar Çuni.

Por, ndërsa inspektori i AKU në Fier flet për bllokimin, administratori i kompanisë thotë se preparate të tilla duhen nxjerrë nga qarkullimi sepse përdoren në të gjithë Shqipërinë, ndaj duhet të ndërhyjë ministria.

“Kërkoj ndërhyrje nga shteti për ndalimin e këtyre preparateve edhe në vendin tonë, pasi jo vetëm që produktet po kthehen nga eksporti, por një pjese e mirë e këtyre produkteve tregtohet dhe në tregun vendas. Ky lloj problemi do të vazhdojë nëse shteti nuk merr masa”, tha Lulzim Sari.

Gjermania perime perticide
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.