Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha flet për herë të parë: E vërteta e vajzës sime që i ka dalë emri në dosje

22:24 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania lidhur me përmendjen e emrit të vajzës së tij Argita Malltezi në dosjen SPAK.

Ai tha se vajza e tij, përmendet në dosje pasi akuzohet se nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë e Jamarbër Malltezit, ndërkohë që vetë kryetari i ILDK-së i ka thënë se asaj nuk i takon të bëjë deklarimin e pasurisë të të shoqit, aq më tepër kur kjo është një pasuri e trashëguar nga ai.

Sipas Berishës, përmendja e emrit të Argita Malltezit në këtë dosje është bërë me urdhër të kryeministrit Rama.

“Sepse Argita Malltezi, po të lexosh dosjen është vetë e akuzuar. Thuhet se Argita Malltezi nuk ka deklaruar në ILDKP dividentin e të shoqit. Por Argita Malltezi që ka deklaruar pasurinë e vetë, dy vite para se të futej ligji për ta deklaruar, ka pyetur dhe ka thënë kryetari i ILDKP-së se për të ardhurat e burrit nuk të takon t’i deklarosh.

Këtu e ke tre a katër herë emrin e saj, për të bërë Edi Rama ekuivalencën e thjeshtrës së familjes, e cila shkatërron rrjetin e arkitekteve dhe studiove në Shqipëri sepse fiton thuajse çdo tender me kompani të huaj në kundërshtim flagrant me ligjin.

Ligji vajzën time, vajzën apo djalin e kryeministrit nuk e lejon në mënyrë kategorike të marrë pjesë në asnjë tender dhe të ketë asnjë përfitim veçse si rrogëtar nga sektori publik. Edi Rama për të bërë një lloj barazimi, i fut mercenarët e vetë që të thonë se nuk ka deklaruar. Aq më tepër kjo është një pasuri e trashëguar nga Abi Malltezi”,- tha Berisha.

Berisha dosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.