Arti është në zi, pasi është shuar në moshën 73-vjeçare mjeshtri i madh i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkodër. Ceremonia e percjelljes për në banesën e fundit do të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni. Buzëqeshja e tij përtej çdo analize që i bënte shoqërisë shqiptare do të mbetet e paharruar.
Dyzet vite në teatër dhe mbi më shumë se 20 vite të tjera në botën e spektaklit në Shqipërinë post komuniste do ta bëjnë portretin e Zef Dedës, atë të artistit të pa kompromis që na dhuroi shumë buzëqeshje. Artisti që rrallë tregonte se gjatë diktaturës kishte vuajtur jo vetëm presionet, por edhe deri shtrimin në spitalet e tmerrshme të kohës së torturave, komediani që rrallë tregoi se shkoi në emigrim për një jetë më të mirë, u rikthente gjithnjë me buzëqeshje te publiku i tij.
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë-letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.
Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.
Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Lexo edhe https://tirananews.al/kryeministri-rama-lamtumire-i-dashur-zef/