Në orën 06:00 të mëngjesit nisi armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza për të lejuar shkëmbimin e pengjeve nga shteti hebre me të burgosurit palestinezë. Shërbimi penitenciar izraelit ka në dorë listën me 39 të burgosurit palestinezë që do të lirohen nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor pak para mesditës, duke u dërguar në Jerusalemin lindor.
Pak orë pas nisjes, armëpushimi duket se po funksionon pasi trupat izraelite janë fotografuar duke u larguar nga Gaza teksa nis një periudhë e përkohshme paqeje.
Tanke dhe automjete të tjera ushtarake u panë duke lëvizur përgjatë kufirit të izraelit, ndërsa ushtarët buzëqeshnin dhe ngrinin duart në ajër në shenjë fitoreje. Kamionët e parë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza përmes pikës së kalimit kufitar Rafah.
Një kolonë e madhe kamionësh me ndihma ishte rreshtuar në pikën kufitare Rafah në gatishmëri përpara armëpushimit. Një zyrtar egjiptian ka zbuluar për CNN se të paktën 90 kamionë me ndihma dhe 7 autobote me karburant kanë hyrë deri më tani në Gaza.
