Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

SPAK nuk tërhiqet, ka dy kërkesa të reja për përjashtimin e gjyqtares në procesin ndaj Malltezit dhe Berishës

12:11 / November 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1698052259 saliberishajamarbermalltezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK-u nuk tërhiqet, pasi ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit dy kërkesa të tjera për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi për shqyrtimin e kërkesave të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kanë depozituar një kërkesë për shuarjen e masave shtrënguese.

Kërkesat

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi shqyrtimin e kërkesave të depozituara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.11.2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar informon se:
– me nr. 12 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit””, caktuar ndaj personit në hetim S.B”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, ditën e sotme, në datë 24.11.2023, në orën 12:00.

– me nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit në hetim J.M.”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, ditën e sotme, në datë 24.11.2023, në orën 13:15.

spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb apelin e azilit në gjykatën e emigracionit

19:58 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.