Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili i pyetur për numrin e deputetëve që e mbështesin, tha se nuk bën llogari personale siç bëjnë të tjerët.
Bardhi në reagimin e tij ka ironizuar kryedemokratin, duke e akuzuar sërish se ka marrë përfitime personale për të mbajtur këtë qëndrim ndaj aksionit opozitar.
“Meme e gatshme! Pyetje: Ka mbyll derën e katit të parë apo katit të dytë të Kullës?! Përgjigje: Lojë kungulleshkash/ Sa kate? 2. Jo; Po sa? 3. Jo; Po sa? 4”,-shkruan Bardhi në rrjetin ”X”.
