Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Balina flet për momentin e vështirë: U diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme

19:03 / November 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 e6b75a7bc7217d101ab82647a707cdf6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ntervista e “31 pyetjeve” këtë të premte nga “Rudina” pati si protagoniste

Gazetarja Balina Bodinaku, në një rrëfimi personal te “Rudina”, ndau çastin më të vështirë në jetën e saj, kur u diagnostikua me një sëmundje të rëndë.

Me lot në sy, Bodinaku foli për herë të parë për luftën me një sëmundje të rëndë, thuajse të pashërueshme që i ka ndryshuar jetën.

Balina Bodinaku: Momenti më i vështirë në jetën time është momenti kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…. i cili më ndryshoi jetën, më ndryshoi gjithçka në jetën time, është një sëmundje me të cilën vazhdoj luftoj… ky është momenti më i vështirë. Por pavarësisht se duket si… okej, është moment i vështirë, nuk është gjë e bukur për të kaluar, unë kam shumë vite që merrem me këtë sëmundje, por brenda të keqes ka edhe shumë gjëra të mira që fitojmë nga sfida, unë e quaj një sfidë, e quaj një provë dhe mendoj që… nuk jam e vetmja që kaloj prova. Të gjithë i kanë provat e tyre në jetën e tyre. Kjo është ajo që mua më takoi të ndeshem me të dhe brenda saj sigurisht ka shumë mësime.

Mëson shumë, merr shumë, njeh veten ndryshe, njeh të tjerët ndryshe, sheh veten dhe botën ndryshe. Kupton që nuk ekziston asgjë e pamundur dhe kufijtë nuk janë ata që mendojmë ne që janë, nuk ka kufij. Dua të them, kur jemi në një situatë shëndeti të plotë mendojmë se gjithçka është e mundur sepse ne jemi në këtë gjendje dhe nëse do isha ndryshe, nëse do kisha një problem të një natyre tjetër shëndetësore le të themi, unë ëktë gjë nuk do ta bëja dot dhe pastaj ti gjendesh në një situatë sfiduese si kjo në të cilën unë jam dhe kupton që jo, ti mësohesh të jetosh edhe me këtë gjënë dhe të përshtatesh dhe kupton që ata kufijtë që ti mendoin që ishina ty, në fakt nuk janë aty, ata ishin kufijtë që ia kishe vënë ti vetes.

Kufijtë lëvizin në varësi sa ti përpiqesh dhe përtej vështirësive sepse sigurisht gjithçka është më e vështirë, gjithçka është më sfiduese, shumë herë më e vështirë se ç’ka qenë dhe shumë herë më e vështirë se sa kolegë të mi kur unë punoj në grup, në ekip por kufijtë nuk ekzistojnë, e pamundura nuk ekziston. Për sa kohë që deri dikur unë mendoja se diçka ishte e pamundur e tani arrij ta bëj, do të thotë që nuk janë aty.

Balina Bodinaku semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.