Reshjet e borës kanë pralizuar disa akse rrugore në veri dhe veri-lindje të vendit.
Në Qafë Murriz, në rrugën e Arbrit raportohet se dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara prej më shumë se katër orë.
Akset problematike në Dibër:
Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.
Aksi kombëtar Peshkopi – Tiranë është i bllokuar në segmentin Peshkopi – Maqellarë në Dovolan ku kanë mbetur rreth 100 mjete, si dhe aksi tek pishat e Bulqizës – Qafa e buallit i bllokuar.
By-Passi i Murrizit është i bllokuar nga fshati Bastar Murrizë deri tek ura e Gurit të Bardhë, ku më shumë se 300 mjete janë të bllokuara në dy krahët.
