Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn në ditën e tretë dhe të parafundit. Izraeli deklaroi se kishte marrë listën e re të pengjeve që duhet të lirohen sot. Hamasi do të lirojë një grup të tretë të pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Zyra e kryeministrit Netanyahu, tha se kishte marrë një listë të pengjeve që do të lirohej nga Hamasi të dielën. Lista po kontrollohej nga zyrtarët e sigurisë dhe familjet ishin informuar.
Mbrëmë Hamasi liroi 17 pengje, mes tyre 4 tajlandezë dhe 4 shtetas me pasaporta të dyfishta, izraelite dhe gjermane, ndërsa Izraeli, nga ana tjetër, liroi 39 të burgosur palestinezë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Turmat kanë takuar 39 të burgosur palestinezë, të gjithë gra dhe fëmijë, në Bregun Perëndimor të pushtuar.