Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ngricat/ ARRSH tregon akset më problematike të vendit

10:10 / January 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngricat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me gjendjen e akseve rrugore dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve. Në Rajonin Verior Shkodër: Nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme.

Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë.

Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.

Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli-Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir.

Në aksin Librazhd-Stëblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.

Në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e kaseve.

Aksi kryesor Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.

Korçë-Voskopojë qarkullohet pa zinxhir.

Qarkullimi kryhet me zinxhir në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e këtyre akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.

Me zinxhir qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivaç.

Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.

Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorëz-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.

akse arrsh problematike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

13:39 / April 10, 2026

PS rrëzon në Kuvend kërkesën e PD-PL për ngritjen e komisioneve hetimore për ARRSH dhe AKSHI-n

22:09 / April 9, 2026

Reshje shiu dhe dëbore në vend, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore e zinxhir

10:01 / April 1, 2026

GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera

10:58 / March 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.