Ndërtimi i rrugës Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën. Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge kushtoi rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga peisazhi mahnitës që ofron përshkimi i kësaj rruge. Rama po ashtu vuri në dukje edhe ndikimin e saj në shtimin e fluksit të turistëve që vizituan zonën.
“Peizazh mahnitës i rrugës së re Leskovik-Ersekë, ku ky vit solli shumë turistë, e më shumë akoma do të sjellë tjetri”, u shpreh ai. Rruga është e gjatë 42.67 km, gjerësia e asfaltit ekzistues është rreth 4 m.
