Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë, ku është pritur nga kryebashkiaku Përparim Rama. Teksa zbret nga vioni me të cilin udhëtonte, këngëtarja ulet dhe prek tokën me dorë. “Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë”,-shkruan Rama.
Add A Comment
