Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I riu britanik dhunon të dashurën dhe e kërcënon: Shokët e mi shqiptarë do të të vrasin

15:53 / November 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6609
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ryan Haigh, një i ri britanik i cilësuar si tepër i rrezikshëm është dënuar me burg për një sërë veprash penale kundër të dashurës së tij të cilën ai e sulmonte, e mbante nën kontroll dhe e kërcënonte se do ta vriste nëse ajo nuk i hiqte akuzat.

Duke qenë në lidhje me vajzën për dy vjet, ai bëhej tepër xheloz nëse ajo të fliste me burra të tjerë. Madje ai vendoste se kë ajo mund të shihte dhe shpesh humbiste durimin, duke e grushtuar, shkelmuar dhe pështyrë në fytyrë. Gjithashtu ai e kishte kërcënuar se do të vriste veten nëse ajo përpiqej t’i jepte fund marrëdhënies.

Por jo vetëm kaq pasi 23-vjeçari e kishte tmerruar gruan duke u mburrur se dikur kishte armë dhe se do t’i detyronte miqtë e tij shqiptarë ta qëllonin atë dhe anëtarët e familjes së saj, përfshirë mbesën e saj katërvjeçare.

Në gjykatë, vajza e re tha:

Dy vitet e fundit jam shkatërruar. Ryan më ka zhveshur plotësisht nga ajo që jam, më duhet të marr ilaçe për të kaluar ditën. Ai gjithmonë thoshte se kishte akses në armë zjarri dhe do të më qëllonte. Unë me të vërtetë nuk e mendoja se do t’i shpëtoja kësaj marrëdhënieje. Mendova se kishte vetëm një rrugëdalje. Unë mendoj se ai do të më vrasë kur të dalë jashtë. Jam shumë e frikësuar dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë.”

I riu kishte sulmuar gruan në prill, duke e goditur me grusht në fytyrë dhe duke i shqyer qerpikët. Më pas, 10 ditë më vonë, dhe pas një debati për një shok mashkull që ajo kishte në Facebook, ai hyri në një shtëpi ku ajo po qëndronte për ta sulmuar ndërsa ajo flinte, duke e goditur me grusht në fytyrë ndërsa e abuzonte verbalisht. Më pas ai mori iPhone-in e saj dhe u largua. Ai më vonë bëri disa telefonata duke kërcënuar se do ta dëmtonte atë dhe familjen e saj nëse ajo do të ndiqte veprimet e policisë. Në maj ai hyri në shtëpinë e saj dhe e sulmoi duke e goditur në fytyrë. Ai u largua, por më pas thirri gruan pasi kishte mbërritur policia.

I mbajtur në paraburgim, i riu pranoi se kishte bërë kërcënime për vrasje, kontroll, frikësim të dëshmitarëve, dy sulme dhe vjedhje të telefonit celular. Gjykatësi e konsideroi të riun si të rrezikshëm prandaj i dha atij një dënim të zgjatur pesë-vjeçar, të përbërë nga katër vjet burgim. Atij i është shqiptuar edhe masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg vajzës dhe familjes së saj.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.