Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk kam mundësi as t’i flas djalit që mbahet brenda kampit”. Të larguarit nga MEK në Shqipëri kërkojnë më shumë të drejta

16:53 / November 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6613
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqata iraniane, Nexhat, e cila është themeluar nga disa ish-anëtarë të Organizatës opozitare të Iranit, MEK, ka zhvilluar këtë të dielë një konferencë në të cilën i bëri thirrje shtetit shqiptar për integrim në shoqëri të pjestarëve të cilët kanë arritur të dalin nga kampi.

Pjesë e konferencës ishin gjithashtu edhe familjarë të disa anëtarëve të cilët janë ende brenda kampit Ashraf 3 në Durrës dhe sipas tyre, këtyre pjesëtarëve u janë ndërprerë kontaktet me jashtë dhe jetojnë në kushte të vështira.

Suraja Abdullah, nëna e njërit prej iranianëve brenda kampit, kërkoi që të takohej me të birin.

“Nuk kam mundësi as ta takoj dhe as t’i flas djalit që mbahet brenda kampit Ashraf. I kërkoj të gjithave organizatave për të drejtat e njeriut dhe shtetit shqiptar, që të më lejojnë të flas me djalin tim”, thotë ajo.

Ndërkohë, njëri prej anëtarëve të shoqatës, Hamid Atabay, i bëri thirrje shtetit shqiptar dhe autoriteteve përgjegjëse, për të rritur vëmendjen ndaj shkeljes së të drejtave të familjarëve të anëtarëve të MEK, që jetojnë në Ashraf 3.

“Mbledha juaj këtu me kujton kohën kur isha nje ish muxhahedin dhe vuajtjet që kalova. Në MEK na thuhet që duhet të bëjmë çdo punë për liri. Ne nuk kishim liri dhe kemi qenë si në burg. Kjo organizate nuk na lejon që ne të kemi kontakt me familjet tona apo dhe të krijojmë familje, nuk lejohet telefoni dhe asnjë komunikim me botën jashtë”, deklaron ai.

Sot një pjesë e anëtarëve të MEK që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë kampit, mbështeten nga shoqata Nexhat e cila ndërvepron në kuadër të suportit të tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.