Reshjet e fundit të dëborës dhe shiut kanë shtuar prurjet e lumenjëve dhe përrenjëve që furnizojnë HEC-et Ulëz e Shkopet në rrethin e Matit.
Sot turbinat punojnë me kapacitet të plotë, madje ka dhe shkarkimet të tepricave të ujit, duke mundësuar mirëmenaxhimin e situatës.
Situata po monitorohet pasi priten reshje të dendura shiu, çka do të shkaktojë ndërkohë edhe shkrirjen e borës së rënë në territorin e Matit e më gjërë.
13 vjet më parë keqmenaxhimi i situatës shkaktoi përmbytje serioze në zonën e Milotit e Lezhës.
