“Tërmet” i mundshëm mund të shkaktohet në Serinë B, dy javë nga fundi i sezonit të rregullt.
Sipas asaj që raporton “Ansa”, 9 klube (Benevento, Kapri, Kremonese, Leçe, Padova, Peruxhia, Peskara, Venecia dhe Verona) paraqitën një ankese te Presidenti dhe Prokuroria publike, duke kërkuar një vendim të menjëhershëm të përjashtimit nga kampionati të Palermos, të cilit iu referua pak ditë më parë për parregullsi.
Klubet kërkojnë në mënyrë të menjëhershme gjykim për të mbrojtur rregullsinë e kampionatit dhe për të siguruar një riparim në renditje për klubet e prekura nga pjesëmarrja e parregullt e Palermos në tre kampionatet e fundit, në të cilat është rregjistruar me mashtrim.
Prokurori federal dhe zëvendësi e kishin shpjeguar kërkesën me 29 prill dhe ata flasin për një varg parregullsish të menaxhimit dhe të akteve, që kanë falsifikuar për të mbuluar borxhet dhe pjesëmarrjen në kampionat.
Tashmë Palermo rrezikon rënien në Serinë C dhe gjobë të majme. Çdo gjë do të vendoset në 10 maj, kur do të bëhet dëgjesa e parë.
