Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndryshimet në ligjin e pronave, kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi bën lëvizjen e menjëhershme

21:14 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pronat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronarët nuk pajtohen me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit të kompensimit”. Në një intervistë televizive kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myrshit Vorpsi tha se është gati padia e re dhe shumë shpejt do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, cilat janë konkretisht pikat apo nenet të cilat kundërshtohen nga pronarët?

Me skemën që ka nisur të aplikohet prej 1 viti tanimë, pronarët që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, pra që kanë një pronë e cila në kohën e konfiskimit ka qenë tokë bujqësore, do të marrin jo më shumë se 10 për qind të vlerës që ka prona e tyre sot në treg.

Por ky kufizim, tha Vorpsi ka nisur të aplikohet edhe për familjet që nuk preken nga ndryshimi i zërit kadastral.

Jo vetëm kaq, sipas kreut të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” do të kundërshtohet edhe mënyra e indeksimit. Ligji i ri përcakton që vlera e kompensimit të indeksohet nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit deri në publikimin e faturës.

Ndërkohë që sipas edhe rekomandimeve të Strasburgut fatura e pronarëve duhet të indeksohet për çdo vit vonesë bazuar në normën e inflacionit, deri në momentin e ekzekutimit të vendimit, apo tërheqjes së kompensimit.

Ligji “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit të kompensimit” është kundërshtuar disa herë në Gjykatën Kushtetuese nga grupet e interesit. Së fundmi ishte Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që paraqiti padi.

Pas pranimit të kërkesës, në fillim të muajit nëntor, Kushtetuesja vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit.

Ligji i pronave ndryshimet shoqata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.