Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia: Nuk do të ketë takim Lavrov – Blinken në samitin e OSBE-së në Shkup

22:49 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk do të takohen gjatë samitit të kësaj jave në Maqedoninë e Veriut, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS të hënën, duke e cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Uashingtoni nuk ka kërkuar takim dhe “nuk do të ketë takim”, tha Ryabkov.

Të hënën më herët, Lavrov tha se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, nëse Bullgaria e hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse. Po ashtu, Lavrov tha se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të.

“Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalesën e fluturimit të avionit rus që do të lejonte pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse Lavrov në samitin e OSBE-së në Shkup. Por, nga Shkupi thanë të hënën se nuk kanë marrë ndonjë zotim nga Sofja që Lavrovit t’i lejohet fluturimi në hapësirën ajrore bullgare.

“Maqedonia e Veriut nuk ka pranuar asnjë premtim nga Bullgaria që Sofja do të hapë hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ai të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Bullgaria ose Greqia duhet të vendosin nëse njëra prej tyre do të heqë sanksionet për fluturimet ruse apo të lejojë vetëm avionin e Lavrovit të fluturojë në hapësirën e tyre”, thanë burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Ministror i OSBE-së shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Në të do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës.

blinken lavrov samiti i osbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.