Për 111 vjetorin e Pavarësisë, Google ka një dhuratë për shqiptarët. Google ka ndryshuar imazhin dhe është veshur kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë. Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Postime te ngjashme
Add A Comment
