Fredi Beleri kërkon të dalë nga burgu dhe të marrë në dorën Bashkinë e Himarës. Nga ana tjetër, ai vijon që të flasë për mediat greke, duke thënë se mbahet në mënyrë të padrejtë në burg, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Ligji në Shqipëri nuk funksionon. Në datën 4 dhjetor, pas 6 muajsh pengesë, do të ekzekutohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo”, ka deklaruar Fredi Beleri nga burgu, për median greke Skai.
“Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka një gjueti shtrigash nga qeveria. Kushdo që nuk pëlqehet nga Rama është i persekutuar në çdo kohë. Nuk ka barazi. Rama përshëndetet në vende të tjera dhe konsiderohet pro-evropian dhe modern, ndërkohë që 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Shumë media shqiptare mbështesin qëndrimin e Greqisë. Ata që mbështesin zotin Rama janë shumë të paktë dhe janë në shënjestër. Jam mirë, jam i pafajshëm, i prekur nga dashuria e qytetarëve dhe jo vetëm të himariotëve”.
