Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Ndalimi i shamisë në shërbimet publike është i ligjshëm

16:10 / November 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 28 160850
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të ligjshme zgjedhjen e një biznesi për të vendosur që një shërbim publik të mos ofrohet nga punonjës që përdorin veshje apo simbole të fesë. Kjo çështje u trajtua duke iu referuar veshjes që mbajnë gratë dhe vajzat muslimane.

“Për të krijuar një mjedis administrativ tërësisht neutral, një shërbim publik mund të ndalojë përdorimin e dukshëm në vendet e punës të çdo simboli që zbulon besime filozofike apo fetare”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Në vitin 2021, komuniteti i Annes në Belgjikë e ndaloi një punonjëse të saj të mbante një shami islamike në vendin e saj të punës. Punonjësja më pas shkoi në gjykatë me argumentin se ndalimi cenonte lirinë e saj fetare.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut e Bashkimit Evropian, vendosi se politika e neutralitetit të rreptë që një shërbim publik u imponon punonjësve të tij mund të konsiderohet objektivisht e justifikuar mbi bazën e një qëllimi legjitim.

“Çdo Shtet Anëtar dhe çdo organizatë nënshtetërore brenda kompetencave të tij ka liri veprimi në përcaktimin e konceptit të neutralitetit të shërbimit publik që ata dëshirojnë të promovojnë në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

Vendimi specifikon se ky objektiv duhet të ndiqet në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike dhe masat e marra për ta arritur atë duhet të kufizohen në atë që është rreptësisht e nevojshme, si dhe se u takon autoriteteve gjyqësore kombëtare të verifikojnë respektimin e këto terma.

Në mars 2017, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi për dy raste të grave muslimane në Belgjikë dhe Francë, të cilat u pushuan nga puna për refuzimin e heqjes së shamisë islame. Gjykata kishte vendosur në atë kohë se rregulloret e brendshme të një shoqërie mund, në kushte të caktuara, të parashikojnë ndalimin e përdorimit të dukshëm të simboleve fetare ose politike.

Gjykata Evropiane e të Drejtave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.