Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

19-vjeçarja rrëfen tmerrin: Si tentoi klienti të më përdhunonte. Gjykata të mos e lirojë sërish nga burgu

12:45 / November 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marash Gjoklaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 19-vjeçare u sulmua nga një person pak ditë më parë në qendër të Tiranës. Ai tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale. Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është vënë në pranga. E reja ka rrëfyer në “Me Zemër të Hapur”, çfarë ka ndodhur. ”Mësova se ky person ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do të ndodhi me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës”,-ka thënë ajo.

Rrëfimi i plotë

Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër të Tiranës, për të hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë, me datë 25 nëntor, atë ditë isha në punë si zakonisht, ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij të cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.

Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetësuese që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës, u afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi te me fuste me force në magazinën e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin qe unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20:18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejt në vendngjarje.

Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20-vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shume shpejt u bë e mundur në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë.

Mësova se ky person ishte dënuar për mardhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do të ndodhi me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës.

Marash Gjoklaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.