Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmet me motive islamike, DW: Al Kaeda dhe ISIS në qendër të vëmendjes. Rreziku është real

19:09 / November 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtria gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj këtij sulmi zgjojnë emocione dhe mobilizojnë mijëra njerëz edhe në Gjermani. Një valë e paprecedentë e antisemitizmit e shpreh këtë në mënyrë tronditëse, ashtu si edhe sulmet kundër jetës hebreje në Gjermani. Zhvillimi i situatës së sigurisë në Gjermani varet kryesisht nga zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, shpreh shqetësimin e autoriteteve gjermane të sigurisë për sulmet me motive islamike në veçanti.

“Rreziku është real dhe më i madh se sa ka qenë për një kohë të gjatë“, u shpreh Haldeëang me fjalë të pazakonta të qarta.

Al Kaeda dhe ISIS në qendër të vëmendjes

Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës është veçanërisht e shqetësuar për aktivitetet e organizatave të njohura terroriste islamike Al Kaeda dhe “Shteti Islamik”. Asnjëra nga organizatat nuk ka ndonjë lidhje me Hamasin. Megjithatë, tani po shfaqet një cilësi e re, paralajmëron Haldenwangu:

“Ne shohim në spektrin xhihadist thirrje për sulme dhe një ‘lidhje’ të Al-Kaedës dhe ISIS me konfliktin në Lindjen e Mesme.”

Konkretisht, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka frikë se individët në veçanti mund të radikalizohen deri në atë pikë sa të mund të sulmojnë të ashtuquajturat objektiva “të buta”, siç janë demonstratat publike në qiell të hapur, me mjete të thjeshta, si p.sh. thika ose automjete.

“Ne po punojmë shumë për të penguar planet e mundshme kundër sigurisë së hebrenjve, institucioneve izraelite, por edhe protestave të mëdha”, tha Haldenwang.

Presidenti i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk i përmendi shprehimisht tregjet e Krishtlindjeve, por është e qartë se këto lloj ngjarjesh që kërkojnë vëmendjen e autoriteteve gjermane të sigurisë.

Arrestim i dy të rinjve ditën e martë

Të martën, policia veproi në Brandenburg dhe Rinin Verior-Vestfalinë: Atje, një 16-vjeçar dhe një 15-vjeçar kishin rënë dakord në një forum radikal islamik për të kryer një sulm kundër një sinagoge ose një tregu Krishtlindjesh. Nuk është e sigurt që kjo do të kishte ndodhur, por policia vendosi të ndërhyjë me shpejtësi në kuadër të masës parandaluese të sigurisë.

Në fillim të tetorit, në Duisburg u arrestua një terrorist islamik i njohur prej kohësh nga autoritetet e sigurisë. Ai kishte udhëtuar në të ashtuquajturin Shteti Islamik, për të cilin kishte vuajtur një dënim prej disa vitesh burg në Gjermani pas kthimit të tij. Ai dyshohet se kishte planifikuar një sulm kundër një aktiviteti pro-izraelit dhe ndodhet në paraburgim./ DW

Kushtetutës Thomas Haldenwang
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.