Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me pamjet e urës së re në Bashkinë Përmet, për të cilën thotë se lidh disa fshatra të bukura me njëri-tjetrin.
Sipas kreut të qeverisë, deri dje kjo zonë ka qenë pothuajse e izoluar për shkak të mungesës së këtij investimi si dhe ju lehtëson jetën banorëve të zonës.
”MIRËMËNGJES dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.
