Kryeministri Edi Rama ka treguar me një video në Facebook, flotën e re të sistemit tonë penitenciar. Flota prej 74 automjetesh do të jetë në shërbim të sistemit penitenciar falë mbështetjes së qeverisë Shqiptare dhe partnerëve britanikë.
Në ceremoninë e prezantimit të kësaj flote, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se flota e re e automjeteve të Policisë së burgjeve është dëshmi simbolike e investimeve në vitet e fundit në infrastrukturën fizike, dhe të transportit në sistemin penitenciar.
Manja shtoi se paga e punonjësve të policisë së burgjeve është barazuar me pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, teksa pritet një rritje 10% vitin e ardhshëm.
