Është përcjellë për në banesën e fundit vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo. Eva Tavo do të prehet në varrezat e Jorgucat të Gjirokastrës. 24-vjeçarja humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. E reja ishte pasagjerë në një automjet tip Audi që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit. Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00, dhe u përmbys.
Postime te ngjashme
Add A Comment
