Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve apo dhe trafikimit të qënieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore është ndërmarrë në të gjithë Europën dhe jo vetëm.
Operacioni u ndërmor në kuadër të “Ditëve të Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (EMPACT JAD SEE) dhe u mbështet nga Europol, Eurojust, Frontex, INTERPOL si dhe një sërë strukturash ndërkombëtare.
Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit të këtij viti dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet e përfshira, njofton Europoli.
Rezultatet e EMPACT JAD 2023:
22 488 oficerë të përfshirë
163 hetime të filluara
288 774 subjekte të kontrolluara
215 273 persona janë kontrolluar
67 277 makina të kontrolluara
5 225 paketa/pako postare të kontrolluara
999 ambiente të kontrolluara
2 229 hyrje të paligjshme
566 arrestime (218 në lidhje me kontrabandën e emigrantëve, 186 në lidhje me trafikun e drogës, 69 në lidhje me trafikun e armëve të zjarrit, 89 në lidhje me krime të tjera)
Janë identifikuar 114 dokumente të falsifikuara
310 armë (84 armë automatike, 65 pistoleta, 59 pushkë, 22 granatahedhës, 16 revole, 7 karabina, 6 armë gjahu, 4 armë të konvertuara, 2 pistoleta ajri, 42 të tjera)
20 206 copë municion
Pothuajse një ton drogë: duke përfshirë 626 kg kokainë, pothuajse 300 kg kanabis, heroinë dhe bimë marihuanë