Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Mia Shem e cila u mor peng nga Hamas, thotë se është trajtuar shumë mirë. Video është shpërndarë nga vetë Hamas e për rrjedhojë informacioni duhet marrë me skepticizëm, mirëpo aty shfaqet vetë 21-vjeçarja që tregon se nuk është keqtrajtuar, siç ka pasur shumë zëra. “Njerëzit u treguan shumë të mirë, shumë të sjellshëm, ushqim i mirë, mirësjellje, gjithçka shumë mirë”, tha ajo. 21-vjeçarja ishte e para nga rreth 240 pengjet e Hamas. Video e saj e bashkimit me familjen ishte shumë emocionuese.
Postime te ngjashme
Add A Comment
