Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i tre vjedhjeve të ndodhura gjatë 10 ditëve të fundit në qytetin bregdetar. Në pranga është vënë Iljaz Lufta.
“Pas kallëzimeve për disa raste vjedhjesh, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari: më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14; më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.; më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ”, më datë 28.11.2023. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi I. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë”, njofton policia.
