Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit, Braçe kundër: Afati është i madh, këto kompani ndotin dyfish mjedisin

12:01 / December 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1700648179 brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024. Projektligji për ndryshimin e ligjit për “Taksat Kombëtare”, parashikonte që të rritet sipas një kalendari taksa e karbonit për qymyrin nga 3 lekë/kg qymyr që është sot, të shkojë në të paktën 15.3 lekë/kg qymyr në vitin 2030. Faza fillestare e tij ishte parashikuar në 1 janar 2024, por që është shtyrë në 1 korrik 2026.

Eduard Shalsi: Ideja është që këto kompani do të bëjnë me miliona euro investime, në mënyrë që të gjejnë burime alternative për ti përdorur në aktivitetin e tyre. Në këtë rast bëhet me kërkesë të industrisë së çimentos.

Ervin Mete: Kemi diskutuar dhe pranuar argumentin tuaj për t’ju dhënë më shumë kohë. Do ishte më e pranueshme 1 janar 2026 ose 1 korrik, por duhet të ndryshojë kalendari dhe rritja në 2026 të jetë me 1 lekë dhe të rritet në mënyrë të përshpejtuar për të arritur në 15.3 lekë në vitin 2030. Ne synojmë frenimin e qymyrit si lëndë djegëse në këtë sektor dhe të tjerë. Ne do ti qëndronim një janarit me një kalendar të shtuar, që në vitin 2030 të kemi ngarkesën e parashikuar në kalendar.

Erion Braçe: Ne ju kemi dhënë shumë favore këtyre fabrikave. Asaj të madhes në fushë Krujë u dha mundësia e privatizimi, fabrikave të tjera në këtë zonë ju është dhënë me ligj parlamenti me koncesion, ju është dhënë leja për të ngritur një fabrikë çimento dhe ju është dhënë me ligj parlamenti sipërfaqe e paimagjinueshme pyjore. Pas këtyre favore ato nuk mund të zgjidhnin zgjidhjen më ordinere të mundshme. Kanë zgjedhur teknologjinë më të rëndë të mundshme, atë të qymyrit, dhe ndotin dyfish mjedisin. Po të shohësh në mëngjes, sepse punojnë natën dhe pa filtra, kur bie vesa apo shiu e shikon nëpër makina. Mendoj se koha që ju është vënë në dispozicion është shumë e gjatë për atë qëllim që ne kemi, të godasim efektin e karbonit dhe të mos ndotin ambientin. Sa ju takon kostove, këto fabrikat e çimentos, rritën çmimet pa asnjë lloj ndikimi, dhe për pasojë u rrit çmimi në ndërtim. Ata kishin vetëm impaktin e energjisë elektrike. Këto kompanitë duhet të kuptojnë se biznesi nuk bëhet pa lek, dhe fitimi të jetë shumë i madh.

brace
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.