Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flasin fqinjët e shqiptarit të ekzekutuar në Greqi: Ndodhi përpara pallatit

17:17 / December 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 01 171432
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke prej mbrëmjes së djeshme po zhvillon hetime intensive lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit nga Berati, Thimi Droboniku alias Thimi Prifti. Ai u ekzekutua në lagjen “Palio Faliro” në Athinë rreth orës 21.00 me orën lokale, teksa zbriti nga motorri dhe po drejtohej për në pallatin ku jetonte. Teksa mbante kokoren e motorrit në dorë duke shkuar në banesë, ai u qëllua 3 herë me një pistoletë 9 mm nga persona ende të paidentifikuar. Policia po mbledh materiale nga kamerat e zonës si dhe dëshmi nga banorët.

Një ndër pistat që po heton policia është edhe fakti që urdhri të jetë dhënë nga ambientet e burgut. Kjo pasi, sipas burimeve policore, viktima e sulmit mafioz ishte një “lojtar i fortë” i trafikut të drogës dhe kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që ishte vetë i burgosur, pasi ishte arrestuar disa herë në të kaluarën për trafik droge, kontrabandë cigaresh dhe falsifikime.

Hera e fundit që 56-vjeçari u arrestua, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Fqinjët e tij flasin për një njeri të qetë, i cili të paktën 5 vitet e fundit ka jetuar me familjen e tij në pallatin në rrugën “Atlantos”.

Një fqinj i 56-vjeçarit thotë për mediat greke: “Ishte një këmbësor që e qëlloi. Burri erdhi, parkoi motorin, hoqi kaskën dhe autori e qëlloi. Në atë kohë një person po dilte nga pallati me qenin e tij. Në momentin që ndodhi ngjarja, unë kisha mbaruar dhe isha duke bërë disa punët e fundit dhe një fqinj erdhi me vrap dhe më tha “mirë, nuk ke dëgjuar gjë?” Ata qëlluan një burrë, tani ja ku është”. Dola dhe pashë një burrë poshtë. E kishin vënë në hyrje të pallatit”.

Siç vijon fqinji i 56-vjeçarit, “ajo që më ra në sy është se nuk kishte asnjë pikë gjak. Duhet të jetë kjo e ashtuquajtura goditje e verbër, por nuk e di sepse nuk jam mjek. Ne ishim sipër tij derisa erdhi ambulanca dhe e morën mjekët dhe ai nuk kishte asnjë pikë gjak në këmishë. Ai ishte shumë i gjatë dhe trupmadh. Natyrisht, këmisha e tij kishte shumë ngjyra dhe ndoshta për këtë arsye nuk dukej gjaku, por as në xhupin e tij nuk dukej asgjë. Në një moment e kishim kthyer anash, por edhe ai kthehej dhe lëvizte. Menaxheri i pallatit zbriti, mori ambulancën dhe policinë. Menjëherë erdhi një patrullë, më pas erdhën motorët dhe një punonjës i policisë kriminale na tha që të mos prekim asgjë, pastaj mbyllën rrugën dhe po kërkonim gëzhojat”.

berati Thimi Droboniku Thimi Prifti.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.