Shoferi i automjetit i cili përplasi efektivin 20-vjeçar të policisë, Mariglen Allkën, teksa kalonte vijat e bardha para Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ditën e djeshme, ka dhënë sqarimet e para mbi arsyen e tejkalimit të shpejtësisë.
Antonio Frroku, 30 vjeç, është shprehur se arsyeja e drejtimit të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, ka qenë se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij.
Gjatë arrestimit shoferi 30-vjeçar rezultoi të ishte i dehur në masën 40%.
Polici 20-vjeçar prej mbrëmjes së djeshme ka qenë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por përplasja nga automjeti ka qenë e fortë duke i shkaktuar thyerje të legenit dhe si rrjedhojë i duhet të kalojë disa kohë në regjimin e allçisë.
