Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Kur do të nisin reshjet e dëborës? Akil Osmani zbulon se si do të jetë moti për muajin dhjetor

17:50 / December 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akil osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Meteorologu Akil Osmani është shprehur se në ditët në vijim të javës së ardhshme do të kemi reshje shiu dhe dëbore, që pritet të kulmojnë në datat 9 dhe 10 dhjetor. Ai tha se temperaturat e ajrit pritet që të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor, duke mos shënuar rënie drastike.

Sipas Osmanit fundjava më problematike kanë qenë parametrat e erës, e cila ka qenë shumë e fortë në det të hapur, duke bërë që edhe dallgëzimi të jetë mbi 6 ballë. Kushtet e motit janë nën ndikimin e vranësirave, duke bërë që të ketë reshje shiu të pakta në ultësirën perëndimore gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesin e ditës së diel.

Temperaturat e ajrit sot kanë qenë shumë të larta, që janë ngjitur edhe në vlerat 21-22 gradë. Ka qenë një erë jugore që ka bërë që të kemi një rritje të temperaturave dhe ato t’i ndiejmë akoma më të larta. Pasditja do të sjellë një rënie të temperaturave, që do të ndihen edhe gjatë javës së ardhshme.

Kjo javë që vjen parashikohet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Datat 9 dhe 10 dhjetor pritet që të ketë reshje në të gjithë territorin shqiptar, me intensitet të lartë. Temperaturat priten të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor. Edhe në ultësirën perëndimore pritet të kemi temperatura të larta, nga 8-18 gradë”, është shprehur Osmani.

akil osmani dhjetor Moti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:00 / February 9, 2026

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

11:18 / February 8, 2026

Reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të enjte

07:58 / February 5, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

08:01 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.