Ish Miss Uruguaji gjendet e vdekur në një hotel në qytetine Meksikos. Fatimih Davila Sosa u gjet e varur në banjën e dhomës së hotelit ku qëndronte prej 23 prillit.
31-vjeçarja kishte fituar titullin Miss Universi Urugaj në 2006 duke marrë pjesë dhe në konkurse bukurie si Miss Kontinenti Amerikan, Miss Model of The Vorld dhe Reina Sudamericana. Hetimet kanë nisur për të kuptuar nëse është vrasje apo vetëvrasje.
Policia meksikane është njoftuar për vdekjen e saj nga personeli i hotelit. Në fillim të vitit Davila kishte postuar në llogarinë e saj në Instgram mbi programin e punës si modele në Meksikë, por pa dhënë informacione të veçanta.
