Një predhë luftarake e pa shpërthyer është zbuluar këtë të diel në qytetin e Klosit. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit teksa disa punëtorë po gërmonin për hapjen e një themeli për ndërtimin e një muri pranë një banese.
Predha luftarake është konstatuar pasi është zbuluar nga dheu dhe nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë e pa shpërthyer pasi ka ende djegoren në të.
Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka rrethuar zonën në mënyrë që të mos preket predha nga askush. Po ashtu, mësohet se është njoftuar Ministria e Mbrojtjes e cila pritet të dërgojë grupin e xhenios që të bëjë të mundur zhvendosjen e predhës luftarake, ndërsa do të kontrollohet vendi nëse ka predha të tjera.
