Mini-samiti për Ballkanin Perëndimor këtë javë në Berlin i pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel në të vërtetë ishte “mini” në aspektin e prodhimit dhe formatit.
Siç vunë në dukje disa vëzhgues, rezultati i vetëm i këtij takimi formal ishte se u programua një tjetër që do të mbahet në korrik nga presidenti francez Emmanuel Macron në Paris. Me fjalë të tjera, nuk kishte ndonjë përparim në ndonjë subjekt të prekshëm, përfshi edhe bllokimin shqetësues të negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.
Për zhgënjimin e BE-filëve në Ballkan, Brukseli edhe një herë tregoi se i mungon uniteti politik për të nxitur zgjidhje konkrete të problemeve më të mëdha të rajonit.
Pra, pse BE dështoi të ecë para me Kosovën?
Për një kohë të gjatë, pasi Prishtina deklaroi pavarësinë nga Beogradi më 2008, anëtaret e BE-së u ndanë në atë nëse e njohin apo jo. Sot, një tjetër subjekt ndarës mes tyre është ajo që duhet të jetë fundi i bisedimeve të normalizuara të mbështetura nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, mbështet idenë e gjerë për një shkëmbim të territoreve në këmbim të pranimit të sovranitetit të Kosovës nga Serbia, e cila është propozuar së fundmi nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi.
Merkel është skeptike dhe nuk sheh ndonjë gjë të mirë që vjen nga rishikimi i kufijve në ish-Jugosllavi; ajo është në favor të Marrëveshjes së Brukselit në 2013, e cila parashikon një autonomi të gjerë për serbët e Kosovës. Në mënyrë implicite, ky është një hap i rëndësishëm drejt njohes së Kosovës nga Serbia, e cila do i hapte kësaj të fundit rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Macron, nga ana e tij, duket se nuk është shumë përgjegjës. Pa refuzuar planin Vuçiç- Thaçi, ai po përpiqet të jetë në anën e Merkel.
Për të turbulluar ujërat edhe më tej, administrata Trump, përmes këshilltarit të sigurisë, John Bolton, ka shprehur gjithashtu mbështetjen për idenë e Vuçiç dhe Thaçit, edhe kështu edhe presidenti rus Vladimir Putin, dhe pse për një arsye tjetër. Putin mbështet idenë pasi është në kundërshtim me politikën e tanishme perëndimore mbi mosmarrëveshjen dhe mund të minojë bisedimet e mbështetura nga BE.
Ndërkohë, Serbia dhe Kosova kanë qenë në fyt të njëri-tjetrit për disa muaj. Fushata e Beogradit për të mos lejuar vendet anëembanë botës të njohin Kosovën shtet ka rezultuar me vendosjen e taksave nga Prishtina dhe ka shkaktuar një luftë fjalësh. Normalizimi i bisedimeve kanë qenë një nga viktimat e para, dhe siç dëshmoi Berlini, një rifillim i tyre nuk është i afërt.
Merkel dhe Macron kanë një arsye të mirë për t’u frikësuarse bllokimi i shërben konkurrentëve. Kjo përfshin Rusinë dhe madje dhe Kinën, ndikimi ekonomik i së cilës po rritet, siç e tregoi samiti i fundit i Pekinit 16+1 me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
“Ndoshta ne kemi nënvlerësuar Kinën dhe mbivlerësuar Rusinë”, tha komisioneri Johannes Hahn, në detyrë për zgjerimin e BE-së me Ballkanin, në një intervistë të fundit.
Megjithatë, frustimi për kërcënimet gjeopolitike, të menjëhershme ose më të largëta, është e pakuptimtë për sa kohë që shtetet anëtare të BE-së janë në humbje për atë që kanë qëllimet e tyre.
BE duhet të kishte lëvizur për të “vrarë” shkëmbimet territoriale apo korrigjimin e kufijve njëherë e përgjithmonë duke dyfishuar Marrëveshjen e Brukselit e duke parë përmes saj. Fatkeqësisht, ajo nuk arriti të bëjë as këtë.
Paaftësia e BE-së për të vepruar është një reflektim i polarizimit të saj të brendshëm. Frika nga rritja e populistëve anti-emigracion dhe partive ksenofobe , liderët kryesore po zvarrisin rrugën e përparimit për çështjen e zjerimit. Ata janë të shqetësuar se e djathta ekstreme mund të shfrytëzojë mundësinë e anëtarëve të rinj më të varfër nga Ballkani Perëndimor që hyjnë në BE si një frikë publike për një tjetër valë migrimi për të fituar kredibilitet në fushatën e ardhshme elektorale.
Franca e Macron ka dalë si drejtuese e skeptikëve, por ka edhe të tjerë. Në mes të prillit, parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për Shqipërinë, që është në fuqi që nga viti 2010. Ndërsa mekanizmi i BE-së për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë nuk është bërë, kjo lëvizje reflekton gjendjen e zymtë në Europën Perëndimore.
Ky pozicion mbrojtës po pengon politikat e Brukselit për Ballkanin. Kosova ofron një ilustrim të shkëlqyer. Ndërkohë që i ka plotësuar të gjitha kushtet teknike, qytetarëve të saj ende i është mohuar udhëtimi pa viza në vendet e zonës Shengen, gjë që kufizon lëvizjet që institucionet e BE-së mund të përdorin mbi vendin, duke i dhënë mjaft arsye politikanëve kosovarë të humbasin besimin tek BE.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjithashtu po përpiqen në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shkupi pret të shpërblehet me nisjen e negociatave për kurajën në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Athinën, por anëtare të BE si Franca po debatojnë kundër nisjes së procesit këtë verë. Për Macron dhe të tjerët, zgjerimi përbën telash.
Megjithatë, askush nuk pret që BE të pranojë nesër Ballkanin Perëndimor, (Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë). Kjo nuk është as realiste dhe as e dëshirueshme. Zyrtarët e Brukselit kanë të drejtë: Kandidatët duhet të tregojnë zellin e reformave, të luftojnë korrupsionin, të rregullojnë sistemin e drejtësisë, të rishikojnë legjislacionin dhe të zbatojnë sundimin e ligjit për të ecur para në rrugën e pranimit.
Në të njëjtën kohë nisja e bisedimeve me më shumë vende, përtej Serbisë dhe Malit të Zi, nevojitet të mos jetë një lëvizje postpeshe. Eksperienca ka treguar se gjatë negociatave të anëtarësimit pushteti i BE-së është në kulmin e saj. Pra, nëse Maqedonia dhe/ose Shqipëria kalojnë në fazën tjetër, ka gjasa që ato të jenë të ekspozuara ndaj një presioni më të madh nga BE dhe më shumë gjasa që të ndërmarrin reforma të nevojshme dhe t’i zbatojnë me sukses. Kjo do të ndikonte në kohezionin e brendshëm të BE-së, gjë që Macron dhe të tjerët shqetësohen më shumë.
Duke shënuar 15-vjetorin e zgjerimit “big bang” të 2004, Brukseli duhet të kuptojë dobinë e çeljes së negociatave dhe të ndalë ushtrimin e pushtetit më pak se pesha që ka në Ballkanin Perëndimor.
Përkthyer nga “Al Jazeera” për tirananews.al
Dimitar Bechev është një studjues jorezident në Këshillin Atlantik.
