Kryeministri Edi Rama ka uruar Forcat e Armatosura Shqiptare për 111 vjetorin e krijimit. Rama shkruan se efektivët e Forcave të Armatosura janë mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë dhe lirisë së kombit shqiptar.
“Në 111 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, efektivët tanë janë mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë, lirisë dhe interesave të kombit tonë”, shkruan Rama në Facebook krahas fotos.
Më 4 dhjetor 1912, veç 6 ditë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit, u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës) e drejtuar nga Mehmet Dralla (Tetova), ndërsa Shtabi i Përgjithshëm u krijua më 4 maj 1913 nën drejtimin e major Ali Shefqet Shkupi.
