Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kush janë kompanitë e huaja të regjistruara në ishujt Cayman që mbizotërojnë në Shqipëri?

14:15 / December 4, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 100 bizneset me më shumë të ardhura të xhiruara në vitin 2022 listohen 22 me zotërues shtetas dhe subjekte të huaja, ndërsa 12 janë nën zotërim miks. 5 kompani me zotërim turk janë të renditura në 100 bizneset me më shumë xhiro vjetore për 2022, duke kanë xhiruar 60.6 miliardë lekë ose 2.84% të GDP tonë vjetore. Po njësoj 5 të tjera janë kompani holandeze dhe kanë xhiruar 49.9 miliardë lekë ose 2.34 %. Ishujt Cayman renditen të tretat për nga vlera e xhiros. Kjo sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data.

640 0 kompani te huaja 1701687703

Xhiro e 100 kompanive më të mëdha, ishte 1.24 trilionë lekë (12.4 miliardë dollarë). Kompanitë me zotërim të huaj kanë realizuar 249.5 miliardë lekë xhiro vjetore, që përbën 20.1% të totalit të 100 kompanitë big sipas xhiros vjetore. Këto të ardhura të realizuara në 2022, nga kompani që operojnë në Shqipëri, por që kanë zotërues të huaj, rezultojnë të jenë sa 11.7% e PBB-së të vitit 2022.

640 0 sipas xhiros kompani te huaja 1701687708

Bankers Petroleum Albania Ltd, që zotëron kontratën koncesionare për nxjerrje nafte në vendburimin Patos-Marinë, është kompania me e madhe me zotërim të huaj, që kryen veprimtari ekonomike në Shipëri (e nënta ndër 100 kompanitë big). Zotëruesi me të njëjtin emër është kompani e regjistruar në Ishujt Cayman e më pas ka një zinxhir zotëruesish të regjistruar në vende të ndryshme. Bankers ka të identifikuar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP), vetëm drejtuesit më të lartë. 26.8 miliard lekë xhiro realizuar gjatë vitit 2022, është sa 1.3% e PBB-së dhe 4.8% e totalit të pagesave të ekzekutuara nga institucionet buxhetore për vitin 2022.

Banka Kombëtare Tregtare, renditet e dyta me xhiron më të lartë ndër kompanitë me zotërim të huaj. Qarkullimi vjetor prej 23.7 miliardë lekë, është sa 1.1% e PBB-së dhe 4.3% e Pagesave Thesari 2022. Drejtpërdrejt kompania zotërohet nga shoqëria turke Calik Holding Anonim Sirketi me pronar përfundimtar zotin Ahmet Çalik, zotërues për 91.9% të kapitalit.

E treta në listën e kompanive me zotërim të huaj (e 13-ta në listën-100 kompanitë big), Gen – I Tirana, operon në tregtimin e energjisë elektrike. Nga të dhënat e Regjistrit të Biznesit Slloven, në finale, Gen – I Tirana rezulton në zotërim të Republikës së Sllovenisë. Qarkullimi vjetor 20.1 miliardë lekë, sa 0.95% e PBB-së.

Albchrome, marrëveshje Koncesionare për nxjerrje dhe përpunim kromi, sipas regjistrit të pronarit përfundimtar, rezulton me zotërues final individ me shtetësi turke. Kompania realizon 18.7 miliardë lekë xhiro vjetore, vlerë kjo sa 0.9% e PBB-së dhe 3.4% e pagesave të thesarit 2022.

Shoqëria koncesionare për ndërtim Hidrocentralit në Lumin Devoll, renditet e pesta në listën e kompanive me zotërim të huaj, me qarkullim vjetor 17.7 miliardë lekë. Devoll Hydropower zotërohet nga shoqëria holandeze Statkraft Markets B.V dhe identifikon në RPP vetëm Drejtorin e Përgjithshëm të shoqërisë.

Vijon renditjen operatori i telefonisë celulare Vodafone Albania me qarkullim vjetor 15.9 miliardë lekë, vlerë sa 0.75% e PBB-së. Zotërues është shoqëria holandeze Vodafone Europe B.V. Xhiro vjetore e shoqërisë përbën 1.3% të xhiros së 100 kompanive big.

Philip Morris Albania, me aktivitet në tregun e duhanit dhe nënprodukteve, zotërohet nga Philip Morris Sëitzerland Sàrl. Xhiro vjetore 13.6 miliardë lekë, është sa 0.64% e PBB-së dhe 5.45% e xhiros totale të kompanive me zotërim të huaj pozicionuar tek 100 big sipas xhiros vjetore.

Në vend të tetë, Raiffeisen Bank, austriake, me13.1 miliardë lekë xhiro vjetore.

Antea Cement me aktivitet në prodhimin e materialeve të ndërtimit, ka 12.1 miliardë lekët të ardhura për 2022. Zotërues i shoqërisë është një kompani e regjistruar në Qipro.

Albametal, e klasifikuar ndër 10 më të mëdhatë në listën e kompanive me zotërim të huaj, ka 11.5 miliardë lekë xhiro vjetore dhe është në zotërim të një shoqërie Serbe. Nga ana tjetër, në regjistrin e pronarit përfitues, pronar final i kompanisë rezulton një shtetas turk. Qarkullimi vjetor është sa 0.54% e PBB-së dhe 2.1% e pagesave të thesarit 2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.