Një Boeing 737 ka përfunduar jashtë piste në Jacksonville, Florida. Fatmirësisht pasagjerët dhe ekuipazhi janë mirë, ndërsa avioni përfundoi në lumin St. Johns. Incidenti ndodhi rreth orës 21.43 me orën lokale, apo 3.43 me orën tonë, kur avioni po përpiqej të ulej gjatë një stuhie, me shi të fortë dhe erëra.
Janë raportuar vetëm të plagosur. Zjarrfikëset dhe ambulancat janë në vendngjarje për të shmangur derdhjen e karburantit në lumë. Në bord ishin 142 pasagjerë. Avioni vinte nga Guantanamo, Kubë. Bëhej fjalë për një çarter ushtarak dhe ndoshta kanë qenë trupa ushtarake në bord.




